Connect with us

Shkencë

Zbulohet se si një peshkaqen i bardhë ndjek prenë e tij nëpër alga

Published

on

Zbulohet se një peshkaqen i bardhë ndjek prenë e tij nëpër alga

Disa kamera që ishin instaluar në disa peshkaqenë të bardhë kanë treguar për herë të parë mënyrën se si gjuajnë prenë e tyre peshkaqenët e bardhë në pyjet e dendura nënujore.

Studiuesit mendonin se algët e detit ishin një strehë e sigurtë për fokat, të cilat fshiheshin aty. Megjithatë, disa zbulime të reja kanë rrëzuar komplet këtë teori.

«Materiali filmik (nga kamerat) që kemi mbledhur, na jep një këndvështrim të ri mbi këtë specie», deklaroi Oliver Jewell, një didaktor në Murdoch University of Perth, në Australinë perëndimore.

«Ne mund të shikomë se si bashkëveprojnë në mjedisin e tyre në kohë reale dhe janë në gjendje të bëjnë disa kthesa spektakolare 180° në mes të algëve», tha ai.

Shkencëtarët kishin arritur të montonin 8 kamera mbi kurrizin e peshkaqenëve në Afrikën e Jugut,  duke i  ndjellë me ushqim.

Studiuesit kishin mbetur gojëhapur me reflekset dhe shpejtësinë e peshkaqenëve të bardhë teksa kalonin nëpër pyjet nënujore. Deri tani ata mendonin se ky peshkaqen tentonte të ngrinte prita jashtë algëve për të sulmuar fokat.

Megjithatë, ekipi i studiuesve kanë theksuar se në video nuk  ishte regjistruar ndonjë vdekje  e viktimave. Kjo tregon se këto peshkaqenë nuk kishin përvojë në këtë lloj gjuetie siç kanë në ujërat e hapura.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat