Connect with us

Amerika e Veriut

Zbulohet vendi sekret ku fisi Maya adhuronte perënditë

Published

on

Zbulohet vendi sekret ku fisi Maya adhuronte perënditë featured

Arkeologët zbuluan rastësisht vendin ku fisi Maya adhuronte perënditë. Ky vend gjendet në Gadishullin Yucatán, në Meksikë. Shpella gjendet 20 metra nën sipërfaqen e tokës. Gjithashtu, aty ishin zbuluar dhe shumë objekte si: «enë balte, manuale, maska dhe statuja dhe disa kocka që mesa duket përdoreshin në ritualet përkatëse».


Zbulohet vendi sekret ku fisi Maya adhuronte perënditë

Instituti kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë ka njoftuar se enët e baltës datojnë 1000 vite para erës sonë. Kreu i këtyre kërkimeve, Gkouigermo De Anda, deklaroi se kërkimet në këtë shpellë kishin filluar gjatë vitit 2018. Ishin banorët lokalë që kishin informuar Arkeologët për ekzistencën e tij.

Sipas të dhënave, kjo shpellë  ishe zbuluar 50 vite më parë por nuk ishte ekzaminuar kurrë nga Arkeologët.  Madje, studiuesi që njihte ekzistencën e këtij vendi kishte urdhëruar që të mbyllej, ndoshta për ta mbrojtur. Ai kishte formuar vetëm një raport të shkurtër i cili ishte harruar në sirtarët e të dhënave.

Kërkimet e Arkeologëve gjenden në studim e sipër, pasi shpella Balamku e cila në gjuhen e fisit Maya do të thotë «Zoti Jaguar» ndodhet në një vend të vështirë. Pothuajse të gjitha vendet e adhurimit të fisit Maya gjendeshin në vende të vështira pasi ata kujtonin se në këtë mënyrë gjendeshin pranë perëndive të tyre.



Më të lexuarat