Connect with us

Lajme

Zelanda e Re ka ndaluar manifestin e autorit të masakrës në Christchurch

Published

on

Zelanda e Re ka ndaluar manifestin e autorit të masakrës në Christchurch

Zelanda e Re ka ndaluar manifestin e autorit të masakrës në Christchurch. Shanks kishte komentuar zyrtarisht dokumentin prej 74 faqesh, i cili ishte redaktuar dhe publikuar nga autori i masakrës në Christchurch të Zelandës së Re. Ju rikujtojmë se ky autor kishte sulmuar dy xhami, pak pas përfundimit të lutjeve. Gjatë kësaj masakre ishin vrarë 50 njerëz, midis tyre kishte gra dhe fëmijë. David Shanks ka njoftuar se posedimi ose shpërndarja e këtij materiali dënohet me ligj.

«Disa njerëz e quajnë “Manifest” këtë publikim, por unë e shikoj thjeshtë si një broshurë të paparashikueshme që promovon terrorizmin. Ky dokument është i papërshtatshëm sipas ligjeve të Zelandës së Re», kishte theksuar Shanks gjatë një deklarate.

Ai kishte deklaruar se kjo akuzë nga autoritetet shtetërore ndaj këtij dokumenti përbën një «përkufizim të justifikuar për lirinë e shprehjes».

«Ka një dallim të rëndësishëm që duhet bërë midis “gjuhës së urrejtjes” e cila mund të hidhet poshtë nga shumë njerëz të zgjuar dhe është e ligjshme të përcaktohet në këtë mënyrë. Dokumenti i publikuar është shkruar në mënyrë të organizuar për të frymëzuar vrasjen dhe terrorin ndaj myslimanëve», kishte thënë Shanks. Më tej ai kishte theksuar se diçka e tillë «i tejkalon kufijtë».

Ju rikujtojmë se pak para se të realizonte sulmin, autori kishte publikuar në internet një dokument të cilin ja kishte dërguar Kryeministres së vendit nëpërmjet postës elektronike. Gjatë javës së kaluar, autoritetet kishin konsideruar ilegal materialin filmik që kishte publikuar autori, duke filmuar drejtpërdrejt sulmin e tij.


Më të lexuarat