Connect with us

Greqi

Zemërim i thellë në Korfuz pas vrasjes së 63 vjeçarit Shqiptar nga Agimi i artë

Published

on

Zemërim i thellë në Korfuz pas vrasjes së 63 vjeçarit Shqiptar nga Agimi i artë

I këndshëm i rrespektuar dhe shumë i dashur ishte Pertrit Zifle në zonën e Korfuzit ku edhe banonte . Ose zoti Petros siç e thërrisnin të gjithë atë.

Ai jetonte në Lefkimmi për më shumë se 20 vjet, vajza e tij ishte e martuar me një shtetas Grek nga Korfuzi dhe sëbashku kishin dhe një vajzë. 


petrit-zifle-net

Vrasja e bashkëkombasit tonë Shqiptar erdhi si rezultat i përshkallëzimit të pranisë së Agimit të Artë në Lefkimmi gjatë viteve të fundit. Kjo ndodhi nëpërmjet përfshirjes së kësaj organizate në mobilizimin kundër Xyta.

Të gjitha dëshmitë gjithnjë e më shumë indikojnë pastër se motivet e këtij krimi ishin urrejtja rracjale dhe nacionalizmi . Pasi gjithçka fillimin e ka pasi ekzekutori publikisht shante dhe ofendonte Shqiptarët pas vrasjes së Kostandin Katsifës. Ngjarje e cila ka ndodhur në Bularat të Gjirokastrës gjatë një shkembimi zjarri që pati me Policinë e Shtetit .

Dhimitris Kuris ishte përfaqësues i Agimit të Artë në zgjedhet parlamentare të 2015 në Lefkimni të Kosturit. Por gjithashtu dhe anëtar i skuadrave të agimit të artë në atë vënd.


Më të lexuarat