Connect with us

Turqia

Zgjedhjet lokale në Turqi: Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Published

on

Zgjedhjet lokale në Turqi Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Katër persona kanë humbur jetën e tyre gjatë episodeve që ishin zhvilluar jashtë qendrave të votimit në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Turqisë.

Gjatë zhvillimit të votimeve janë regjistruar të paktën 310 incidente nga të cilat 62 ishin përleshje me sende të forta dhe 20 raste kishin të bënin me “armëmbajtje pa leje”.

Në të njëjtin njoftim ishte komunikuar se ishin vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë kishin humbur jetën e tyre para fillimit të votimeve. Në zgjedhjet e mëparshme komunale ishin vrarë 14 persona gjatë zhvillimit të votimeve dhe 5 të tjerë kishin vdekur një ditë më parë.

Në orën 17:00 janë mbyllur dhe kutitë e fundit të votimit në zonat perëndimore të Turqisë, menjëherë pas kësaj kishte filluar numërimi i votave.

Nën masa të rrepta sigurie, komisjonet vendore po vazhdojnë akoma numërimin e votave dhe raportohet se deri tani janë numëruar rreth 15% e votave.

Nga numërimi i deri tanishëm nuk mund të kemi një imazh të qartë mbi rezultatet e votimeve. Komisioni Zgjedhor nuk ka anuluar akoma përkufizimet përkatëse për transmetimin e rezultateve.


Më të lexuarat