Connect with us

Emiratet e Bashkuara Arabe

Zhduket “Salvator Mundi” nga Luvri i Abu Dabit, piktura e Leonardo da Vinçit me vlerë 450 milionë euro

Published

on

Zhduket "Salvator Mundi" nga Luvri i Abu Dabit, piktura e Leonardo da Vinçit me vlerë 450 milionë euro

Piktura “Salvator Mundi” e Leonardo da Vinçit, e cila kishte thyer rekord gajtë shitjes së saj në një ankand në vitin 2017, është zhdukur nga Luvri i Abu Dabit. Ky muze ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi ishte publikuar nga gazeta prestigjioze “New York Times”.

Kjo pikturë ishte shitur në një ankand nga Christies kundrejt shumës së 450,3 milion dollarëve. Blerësi i kësaj pikture po vepronte për llogari të Princit të Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.

Muzeu i Abu Dabit, i cili bashkëpunonte ngushtë me muzeun Luvre i cili ndodhet në Paris, kishte deklaruar një muaj më parë se kjo vepër arti do të përfshihej në koleksionin e saj. Prezantimi i kësaj vepre ishte programuar në shtatorin e kaluar por ishte anuluar për arsye të panjohura.

Sipas gazetës Amerikane, Ministria e Drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe kishte refuzuar të jepte detaje me vendndodhjen e veprës së artit. Punonjësit e këtij muzeu kishin deklaruar për gazetën se nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur ekzaktësisht.

Zhdukja e “Salvator Mundi-t” ka ringjallur në lidhje me origjinalitetin e kësaj vepre dhe poseduesin e saj të ri. Theksohet se kurrë nuk u bë e qartë se si ky muze kishte arritur të merrte këtë vepër nga sauditët.

Nuk dihet ende nëse kjo vepër ishte një huamarrje apo një shitje private. Disa të tjerë thjesht spekulojnë se Princi Salman kishte vendosur ta mbante atë për vete. Ambasada e Arabisë Saudite në Washington nuk kishte pranuar të jepte asnjë përgjigje në lidhje me këtë çështje.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat