Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Zhurma e centralit me erë shkakton kancer sipas Donald Trumpit

Published

on

Zhurma e centralit me erë shkakton kancer sipas Donald Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se urren centralet me erë. Më tej ai kishte lënë të nënkuptohej se zhurma e tyre shkakton kancer. Kjo deklaratë ka shkaktuar bujë dhe reagime të ndryshme, duke përfshirë dhe komunitetin shkencor.

Sot ishte radha e Nancy Pelosi, Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo kishte deklaruar se bëhet fjalë për «deklarata injorantësh», duke cituar karakterizimin që kishte bërë Senatori i parë republikan Jack Grasley . Ky i fundit ishte pionier në zhvillimin e energjisë së erës në SHBA.

Gjatë ditës së martë , në një fjalim vjetor në darkën vjetore të senatorëve dhe deputetëve republikanë, Presidenti Amerikan, i cili ka mohuar haptas ndryshimin klimatik, kishte folur gjerësisht për çështjen e energjisë së erës.

«Thonë se zhurma e centraleve të erës shkakton kancer», kishte thënë Trumpi ndër të tjera. Deri tani nuk është zhvilluar asnjë studim shkencor që verifikon të thënat e tij.

Presidenti Amerikan, i cili është fans i energjisë që prodhohet nga qymyri, ka shumëfishuar anekdotat e tij kundër energjisë së rinovueshme në përqendrimet e tij zgjedhore.


Më të lexuarat