Connect with us

Amerika e Jugut

Zjarr në një klinikë detoksifikimi në ekuador

Published

on

Zjarr-në-një-klinikë-detoksifikimi-në-ekuador1

Sipas autoriteteve, të paktën 17 persona kanë humbur jetën e tyre dhe 12 të tjerë janë lënduar nga një zjarr në një klinikë detoksifikimi në ekuador. Tragjedia ka ndodhur në një klinikë ilegale e cila ndodhej në qytetin Guayaquil. Qyteti në fjalë është më i madhi në Ekuador.

Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer pasi disa pacientë kanë vënë zjarr dyshekëve dhe batanijeve për të bërë të mundur arratisjen e tyre nga kjo klinikë. Një qendër mjekësore e cila funksiononte pa patur dokumentacionin e duhur për të funksionuar.


Zjarr në një klinikë detoksifikimi në ekuador

Zjarrfikësit kanë komunikuar se viktimat humbën jetën e tyre për shkak të mbytjes nga mungesa e oksigjenit. Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë pasi kanë pësuar djegie të brendshme në traktin respirator.



Sipas zëdhënëses së policisë, punonjësit e zjarrfikëses kanë thënë se kjo tragjedi në klinikën e detoksifikimit në ekuador ka ndodhur pasi pacientët kishin grumbulluar disa dyshekë njëri mbi tjetrin dhe kishin u kishin vënë zjarr. Ndoshta sepse donin ti linin të lirë, pasi ishin të izoluar në ambientet e brendshme të kësaj klinike.

Drejtori i klinikës ndodhet në arrati ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ekzistojnë dhe qendra të tjera të kësaj natyre në pronësinë e tij.

Më të lexuarat