Connect with us

Europa

Zjarrfikësit shpëtuan miun që kishte ngecur në një pusetë

Published

on

shpëtuan miun që kishte ngecur në një pusetë featuured

Zjarrfikësit e qytetit Bensheim në Gjermani kanë bërë një operacion të veçantë pas një lajmërimi që kishin marrë nga një qytetar. Ata ishin lajmëruar të shpëtonin një mi i cili kishte ngecur në një pusetë gjatë udhëtimit të tij për të dalë në sipërfaqe.

«Miu ishte shumë i shëndoshë dhe kishte ngecur në një pusetë, ai kishte ngecur aq keq sa nuk mundej të kthehej mbrapsht», tha M.S një nga punonjësit e zjarrfikëses. Ai kishte shumë orë që po përpiqej të çlirohej por nuk ja kishte arritur. Siç e shikoni në videon më poshtë u desh një ekip i tërë zjarrfikësish për ta shpëtuar.


Zjarrfikësit shpëtuan miun që kishte ngecur në një pusetë post

Fillimisht një nga zjarrfikësit e kishte kapur me një lak ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kishin ngritur kapakun e pusetës për ta çliruar. Njëri nga zjarrfikësit e kishte kapur nga këmbët për ta nxjerrë që aty. Pas disa minutash ata kishin arritur ta nxirrnin që aty dhe më pas e kishin lënë të lirë brenda në pusetë.

«Akoma edhe kafshët duhet të respektohen nga ne», deklaroi një punonjës i zjarrfikëses duke ju përgjigjur kalimtarëve që pyesnin se sa kishte kushtuar ky operacion.



Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report