Connect with us

Belgjika

Zyrtari evropian dënohet për përdhunim brenda Komisionit Evropian

Published

on


Zyrtari evropian dënohet për përdhunim brenda Komisionit Evropian. Një zyrtar evropian është dënuar gjatë ditës së hënë për përdhunim. Gjatë vitit 2015, ai kishte përdhunuar bashkëpunëtoren e tij në ndërtesën e Komisionit Evropian. Lajmi u publikua sot nga Gjykata e kryeqytetit Belg.

Ky person ka nënshtetësi Estoneze dhe ka lindur në vitin 1967. Ai ka në dispozicionin e tij një muaj për të apeluar kundër këtij vendimi, i cili ishte lëshuar dje nga gjykata e shkallës së parë.


Zyrtari evropian dënohet për përdhunim brenda Komisionit Evropian1

«Do të ketë një apel», tha sot gjatë një interviste për agjencinë franceze, avokati i tij. «I dyshuari ka deklaruar se ishte seks me marrëveshje por gjykata konsideron se nuk ekziston marrëveshje», tha për AFP-në Presidenti i Gjykatës Franceze të Shkallës së Parë në Bruksel.

«Ngjarja është zhvilluar në shtator të vitit 2015, me rastin e një feste të vogël që kishte organizuar pala e interesuar për të nxitur pjesëmarrjen e kolegëve të tij në një plan profesional me rastin e lindjes së vajzës së tij», deklaroi ai.

Në vazhdim situata kishte evoluar duke u degjeneruar. Viktima,  e cila ishte 20 vite më e re në moshë, punonte në të njëjtin dikaster si avokate, nën përgjegjësinë e tij. Një rrethanë e cila ishte njohur si rënduese nga gjykata gjatë procesit të gjykimit.

Zyrtari evropian dënohet për përdhunim brenda Komisionit Evropian, i privohet çdo e drejtë politikë për 5 vjet

Zyrtari ishte dënuar të dëmshpërblinte viktimën me një shumë monetare e cila arrin mbi 30.000 euro, si kompensim për dëmin si dhe 5.000 euro për partnerin e saj. Gjykata e ka ndëshkuar duke i imponuar atij privimin e të drejtave të tij politike për pesë vjet.

Në Belgjikë konsiderohet përdhunim «çdo akt penetrimi seksual të çfarëdo natyre dhe me çdo mjet, kur kryhet ndaj një personi që nuk pranon».

Zyrtari i ndëshkuar, Margus Rahuoja, i cili ishte prezent në sallë, mbante postin e drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit për Mobilitetin  dhe  Transportin. Ky informacion është konfirmuar nga një burim i cili ishte pjesë e kësaj seance.

Përfaqësuesi i krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian deklaroi: «Ai ishte pezulluar menjëherë sapo ishte mësuar lajmi për herë të parë në komision. Menjëherë filluan procedurat e hetimit të brendshëm».


Zyrtari evropian dënohet për përdhunim brenda Komisionit Evropian featured post

«Komisioni ka regjistruar» vendimin e gjykatës por «pengohet nga ligji për të marrë masa të mëtejshme meqenëse nuk ekziston akoma një vendim përfundimtar», tha ai.

Brukseli ndjek një politikë të rreptë «zero tolerancë ndaj çdo forme të sjelljes së gabuar», insistonte përfaqësuesi dhe «Komisioni nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat», nëse refuzohet kërkesa e apelimit ose sapo të shpallet vendimi përfundimtar mbi këtë çështje.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report